Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe deputeti Daut Haradinaj, nuk e ka pritur hapjen e kufirit për ta vizituar Shqipërinë.
Përmes një fotografie dhe një mbishkrimi me dy fjalë mbi të, Haradinaj ka treguar se ndodhet në Golem të Shqipërisë, anipse Qeveria e Kosovës vendosi që nga nesër të hapet kufiri me Shqipërinë.
“Sot, Golem”, ka shkruar Haradinaj mbi fotografinë me syze.