Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes romantike me Dj Geek, vetëm pak muaj pasi konfirmoi për publikun romancën e saj të re.
Nuk e dimë nëse është një vendim karantine, por lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja së fundmi për të cilën ka dhënë edhe arsyen e ndarjes.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.
Por pak orë pasi u bë publik lajmi, këngëtarja nisi t’i bënte publicitet këngës së saj më të re “Një herë në jetë”, duke publikuar disa pjesë teksti që të bëjnë te mendosh se janë dedikime për ish-in.
‘A je pendu?” dhe “Unë e di që ty t’mundon”, janë disa vargje që duket sikur lidhen me gjendjen aktuale shpirtërore të Dafit.