Dafina Zeqiri tregon raportet që ka me Tunën.
Dafina Zeqiri dhe Tuna ka një dekadë e më shumë që janë në industrinë e muzikës, dhe të dy këngëtaret gëzojnë një respekt të madh nga publiku.
Dyshja pas bashkëpunimit ‘Vibe’ vite më parë, kishin ftohur marrëdhëniet mes vete, ndërsa tani me një intervistë në ‘NIN’ Duffy tregon se kanë lënë anash këto mosmarrëveshje.
“Edhe unë edhe Tuna jemi shumë moti në këtë industri. Ka kaluar një kohë, Tuna i ka pranuar gabimet e veta edhe unë të miat, kanë ndikuar shumë njerëz. Sot jemi shumë nice, shumë mirë”, thotë Duffy.