Cyrus: Gjithmonë mendoja se duhet të isha homoseksuale pasi djemtë ishin të këqij, por gabova

0
Gjigandi

Këngëtarja e njohur 26-vjeçare duket se e ka përjetuar rëndë ndarjen e saj të fundit.

Miley Cyrus ka thënë se ka ‘meshkuj të mirë, por se ata vetëm duhet gjetur’.

“Mos u dorëzo. Ju nuk duhet të jeni homoseksual, ka njerëz të mirë, por vetëm duhet t’i gjeni,” është shprehur ajo.

Cyrus, themeluese e fondacionit Happy Hippie, një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për sigurimin e burimeve për të rinjtë LGBT, qytetarët e pastrehë dhe komunitetet e tjera të prekshme, tha se ishte panseksuale në vitin 2016.

Ajo tha për revistën Variety’s Power of Women L.A. se sa i përket gjinisë së saj,  ndihet “shumë neutrale”.

RonaTyra

“Sapo e kuptova gjininë time më shumë, e cila ishte e pajetë, atëherë kuptova seksualitetin tim më shumë. Unë nuk ndjehem ‘e drejtë’ dhe as homoseksuale. Kjo është për shkak se nuk jam,” tha Cyrus, e cila kë më parë u nda nga Liam Hemsworth vetëm tetë muaj pas dasmës.

Cyrus pas ndarjes ishte parë duke u puthur me bloggeren  Kaitlynn Carter, me të cilën thuhet po ashtu se janë ndarë.

“Unë gjithmonë mendoja se duhet të isha homoseksuale, sepse mendoja se të gjithë djemtë ishin të këqij, por nuk është e vërtetë. Ka njerëz të mirë. Unë kam takuar vetëm një person të mirë dhe ai është Cody”, shprehet këngëtarja duke iu referuar të dashurit të saj aktual.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu