Aktorja shumë e dashur për publikun, Olta Gixhari konfirmoi së fundmi lajmin e shtatzënisë.
Ajo është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Olta publikoi në profilin e saj të Instagramit një foto me partnerin krah së cilës shkruante “Mami dhe babi”.
Ndjekësit nuk kanë hezituar ta urojnë për lajmin e ëmbël dhe në sy ka rënë komenti i dikujt që shkruan se aktorja është në pritje të një djali.
‘Urime! Çun e paske se qenke prishur në fytyrë, të vijë shëndetshëm kjo ka rëndësi”, shkruan ndjekësi.
Ndërkohë nuk ka munguar një përgjigje nga Olta, e cila ka replikuar me humor:
“Po ku ma sheh fytyrën?”. “Te fotot më para po shaka ishte më shumë, gjithsesi mbarësi”, ka shkruar sërish ndjekësi.
Aktorja nuk ka reaguar më duke mos zbuluar gjininë e fëmijës.
