Cilat janë vajzat e njohura që vishen më mirë? Valdrin Sahiti përmend një emër

0
Gjigandi

I ftuar mbrëmjen finale të “Piter Panit”, stilisti i njohur Valdrin Sahiti, nuk shpëtoi dot nga pyetjet pikante të gazetarëve të vegjël, të cilët nisën ta ngacmonin atë për gjithçka në lidhje me veshjet që krijon për personazhet e njohur. Fillimisht, Sahiti tha se të punosh me personazhet e njohur nuk është aspak e lehtë, sepse vajzat që dalin në ekran, shpesheherë kanë teka, por ai përpiqet gjithmonë t’i mirëkuptojë. Siç tha stilisti, ekrani të bën që të dalësh nga vetja, ashtu sikundër edhe të krijon komplekse që jo domosdoshmërish i ke ne jetën e përditshme:

“Unë gjithmonë i kam kuptuar sepse vetë ekrani të krijon komplekse që nuk i ke në jetën e përditshme, por pastaj në varësi të profesionit, programit, eventit, shfaqjes duhet të rregullohesh. Më e keqja është që anë një formë apo tjetër duhet të jesh i pëlqyeshëm nga shumica. Do të thotë të jetë një ‘celebrity designer’, ose designer i njerëzve me influencë do të thotë të kesh shumë përgjegjësi mbi supe, sepse do të thotë të marrë përgjegjësi mbi të cilat, kritika, opinionet, të gjithë shqiptarëve për një figurë publike. Nazet e tyre gjithmonë i kam kuptuar, sepse jo gjithçka në trupin tonë është perfekte dhe jo gjithçka është e pranueshme nga shumica”, – tha ndër të tjera Valdrini.

Megjithatë, nisur nga veshja, ai mund të përzgjedhë mes vajzave të njohura që vishen mirë dhe ato që nuk janë në të njëjtin hap me kohën. Edhe pse nuk deshi të listojë 5 emra nga të dyja grupet, Valdrini tha se vajzat shqiptare, në përgjithësi, vitet e fundit kanë përmirësuar mjaft shijen në të veshur: “Jemi në një epokë ku gratë shqiptare po duken më bukur më shumë se asnjëherë”, por nuk deshi të ndalej tek ato që vishen keq: “Për keq nuk mendoj se vishen keq, por ndoshta do thosha nuk janë trendi ose nuk përkojnë me trendet e fundit që përfaqësojnë modën. Për mirë, Lori më pëlqen….” – tha stilisti duke zgjedhur, më në fund, një emër.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu