Ylli i televizionit Alexandra Cane nuk e fsheh krenarinë që ndjen me trupin e saj “të ri“: 28 vjeçarja e ka ndryshuar të gjithe garderobën pasi arriti të humbiste 12 kg, një rënie në peshë kjo që ia ndryshuar krejtësisht pamjen.
Përmes fotove të fundit me bikini, Alexandra e nxorri edhe më shumë në pah ndryshimin drastik që ka pësuar.
Ylli i reality show-t rrëfeu vec të tjerash se stili i ri i jetesës e ka ndihmuar të kapërcejë dhe problemet me ankthin apo goditjet e panikut.
Ajo thotë se stërvitet shumë, dhe se në fillim e pati të vështirë me palestrën, por arriti t`ia merrte dorën dhe tani ndihet mjaft mirë.
Në këtë transformim të saj, ajo është drejtuar nga Aaron Phillips, i cili e ka udhëzuar për një miks ushtrimesh të intensitetit të lartë dhe lëvizjeve që ndihmojne tonifikimin muskular.