Ata të dy janë vënë shpesh herë në vëmendje të medias për marrëdhënien e tyre të cilën asnjëri nuk e ka konfirmuar. E kemi fjalën për Young Zerkën dhe Ronela Hajatin.
Në ‘Shiko kush luan’, këngëtari na ka konfuzuar sërish.
Zerkës i është kërkuar të qëllojë në shenjë personin që do të ishte shpirti i tij binjak. Mes shumë alternativave, ai ka zgjedhur Ronelën.
Por pyetjes se çfarë e ka Ronelën, Young Zerka i është përgjigjur: “kolege”.