Capital T ndan detaje të reja nga albumi i tij “Skulpturë”

0
Gjigandi

Kanë mbetur edhe pak ditë nga lansimi i albumit të katërt të reperit të njohur Capital T.

Artisti i popullarizuar shqiptar përmes rrjeteve sociale së fundmi ka dhënë detaje shtesë rreth këtij albumi, i cili siç njofton do të lansohet më 1 korrik.

Ai më tutje zbulon se ky album do të lansohet me dy pjesë, pjesa e parë e të cilit vjen në fillim të muajit tjetër.

“Studio albumi jem i katërt, Skulpturë – i cili lansohet me dy pjesë. Pjesa e parë vjen me 1 korrik. A jemi gati të shkatërrojmë lojën?”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ndërkaq, reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe duket se mezi po presin për këtë album të Kapos.

RonaTyra

Para publikimit të projektit madhështor, Capital T është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit dhe njëherësh më të re “DMP” në bashkëpunim me Ledri Vulën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu