Zbuloni si ta përdorni vajin e limonit për frymëmarrjen

0
Gjigandi

Vaji i limonit është një vaj esencial që nxirret nga lëkura e limonit. Kjo e fundit përmban një sërë vajrash aromatikë dhe përbërësish të çmuar që kanë një sërë vlerash shëndetësore. Ky vaj shërben si antioksidant i fuqishëm dhe ka një ndikim të madh në mendjen dhe shpirtin tonë.

Shqipëria është një vend shumë i pasur me agrume dhe limoni përbën një nga prodhimet më të bollshme dhe më të larmishme në vend. Shumica prej limonëve përdoret në kulinari, por prej tyre mund të nxirret një vaj esencial i pasur në vlera, vitaminë C dhe antioksidantë.

Vaji Esencial i Limonit Për Rrugët e Frymëmarrjes
Vaji i limonit është shumë i pasur me antiksidantë dhe i shërben rrugëve të frymëmarrjes. Sa herë që keni kollë, ju mund të lyeni kraharorin me disa pika të vajit esencial dhe do të vëreni që do të merrni frymë lirisht. Mjafton nuhatja e vajit esencial të limonit që rrugët e frymëmarrjes të hapen dhe të jenë të mbrojtura nga kërcënimet e stinës.

Vaji Esencial i Limonit Për Imunitetin
Vajin esencial të limonit mund ta përdorni edhe për të forcuar imunitetin tani që kanë ndryshuar stinët. Mjafton të tresni disa pika vaj limoni në pak vaj ulliri dhe të masazhoni pjesën e fundshpinës ose shputat e këmbëve që të mbështesni imunitetin tuaj në mënyrë natyrale.

Vaji Esencial i Limonit Për Tretjen
Vajin esencial të limonit mund ta përdorni edhe për të përmirësuar tretjen. Sa herë të keni të përziera apo shqetësime në stomak, mjafton të hidhni një ose dy pika me vaj esencial limoni në një gotë me ujë dhe ta pini. Ky vaj është i domosdoshëm për të ruajtur nivelet e pehashit në organizëm. Këto të fundit janë gjithmonë në rrezik nga mjedisi, ushqimet e përpunuara dhe toksinat që akumulohen në trup.

RonaTyra

Ju mund ta konsumoni atë me pika duke e tretur në ujë. Ky vaj ju ndihmon të keni një humor të mirë sepse aroma e tij përcjell shumë pozitivitet. Limoni është efikas kundër stresit dhe ankthit dhe vaji i tij mund të aplikohet në lëkurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu