Billie Eilish dhe Taylor Swift rrisin të ardhurat e industrisë së muzikës në 20 miliardë dollarë

0
Gjigandi

Industria e muzikës regjistroi 20 miliardë dollarë të ardhura, hera e parë që është arritur një shumë e tillë prej vitit 2005.

Faqet si Spotify dhe Apple Music i dhanë sukses këtij viti në muzikë, duke përbërë më shumë se gjysmën (56.1%) të të gjitha të ardhurave  një total prej 11.4 miliardë dollarë, shkruan BBC.

Billie Eilish kishte solon më të shitur, me hitin e saj, ‘Bad Guy’, ndërsa grupi japonez ‘Arashi’ kishte albumin më të suksesshëm të vitit.

Albumi i tyre  arriti një shitje të 3.3 milionë kopjeve në të gjithë botën. Kjo ishte ‘qershia mbi tortë’ për bendin i cili feston 20 vjetorin e krijimit.

‘Arashi’ mposhti rekordin e fundit të Taylor Swift me albumin, ‘Lover’, me të cilin kishte shitur 3.2 milion kopje për tu renditur në vendin e dytë. Kur u kombinuan këngët dhe albumet, Swift ishte artistja me më së shumti shitje  për herë të dytë në karrierën e saj (e para në 2014).

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu