Presidenti i La Liga-s jep detaje për rifillimin e sezonit

0
Gjigandi

Dy divizionet e para në Spanjë po planifikojnë të rifillojnë sezonin në qershor me yjet e LaLiga që kthehen në stërvitje këtë javë.

Lojtarët duhet të testohen për koronavirus në ditët në vijim dhe rezultatet negative do t’i lejojnë ata të kthehen në punë në fushat e tyre përkatëse të trajnimit.

Qeveria spanjolle publikoi të hënën një numër rregullash bllokimi dhe Ministria e Shëndetësisë po lejon atletët të stërviten.

Për këtë dha detaje presidenti i La Liga-së, Javier Tebas i cili tha: ”Kjo krizë ka ndikuar thellë te të gjithë ne. Kthimi i futbollit është një shenjë se shoqëria po përparon drejt normales”.

”Do të sjellë gjithashtu një element të jetës që njerëzit në Spanjë dhe në mbarë botën e dinë dhe e duan”.

RonaTyra

”Shëndeti i njerëzve është parësor, kështu që ne kemi një protokoll gjithëpërfshirës për të mbrojtur shëndetin e të gjithë të përfshirëve ndërsa punojmë për të rifilluar La Ligën”.

”Rrethanat janë të pashembullt, por shpresojmë të fillojmë të luajmë përsëri në qershor dhe të përfundojmë sezonin tonë 19/20 këtë verë”, vazhdoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu