Si gjithë të tjerët, edhe Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj tash e dy muaj janë vetizoluar në shtëpi.
Meqenëse gjatë gjithë kohës të dy ishin të angazhuar në profesionet e tyre, nuk kishin shumë kohë t’i përkushtohen familjes.
Tani, Besi dhe Xhesila po shijojnë kohën pranë njëri-tjetrit bashkë me vogëlushen e tyre, Ajkën.
Edhe pse në karantinë , aktori vendosi ta befasojë gruan, ai përgatiti darkë romantike në oborrin e shtëpisë.
Këngëtarja ishte e lumtur për befasinë, andaj përmes disa videove ka sjellë pamje për fansat, ku nuk munguan qirinjtë dhe një arush i vogël.