Bëhuni gati për sezonin e ri, Arbana Osmani zbulon datën e nisjes së “Dua të të bëj të lumtur”

0
Gjigandi

Së fundmi Arbana Osmani ka qenë mjaft e angazhuar me prezantimin e librit të saj, “Receta për 5 minuta”, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm.

Për 5 ditët e panairit të librit me qindra njerëz qëndronin në radhë në stendën e shitjes së librit për ta blerë dhe për të marrë një nënshkrim nga Arbana.

Pas përfundimit të panairit, Arbana do e prezantojë librin e saj në vende të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës, e që sot e ka nisur nga Prizreni.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sa shume dashuri ne keto dy dite❤️ Sa me fat jam! Faleminderit nga zemra, shume shume shume!

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on Nov 15, 2019 at 1:14am PST

Kohën e udhëtimit drejt qytetit modeartorja e ka shfrytëzuar për të zhvilluar një intervistë të shkurtër virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Arbana ka treguar se nuk e priste që “Receta për 5 minuta” të kishte kaq shumë sukses, ndaj së shpejti ajo do të jetë e pranishme dhe në vende të tjera të Shqipërisë si: Vlorë, Korçë, Sarandë etj, për të gjithë ata që duan të blejnë librin e saj.

RonaTyra

Kur u pyet si ja del të menaxhojë kohën mes familjes, librit dhe emisionit, Osmani është përgjigjur: “Kam shumë ndihmë, kam super skuadrën e ‘Dua të të bëj të lumtur’, familjarët që më ndihmojnë me Jonin kur kam nevojë dhe një super skuadër me kushërinj që më kanë ndihmuar për librin”.

Ndërkaq Arbana ka zbuluar se nga 18 janari do e shohim sërish në ekranin e “Top Channel” për sezonin e ri të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Programi që prezanton histori të vërteta njerëzore ka prekur gjithmonë zemrat e publikut, ndaj të gjithë presin me padurim nisjen e sezonit të katërt të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu