Puna unike dhe veshjet me stil të krijuara nga duart e dizenjatores, Lia Stublla kanë depërtuar edhe përteje kufijve shqiptarë.
Në mesin e shumë emrave të njohur që tashmë janë veshur me fustanet e Lia Stubllës, së fundi kësaj liste i është shtuar edhe një tjetër femër e suksesshme.
Është bashkëshortja e futbollistit të njohur spanjoll, David de Gea, Edurne García Almagro që ka përzgjedhur veshjet e kreatores shqiptare.
Ajo zgjodhi që të parakaloj në tapetin e kuq të eventit prestigjioz ‘LOS40 Music Awards’ të mbajtur mbrëmë në Madrid pikërisht me fustanin e krijuar nga Lia Stublla.
Aktorja dhe këngëtarja e njohur spanjolle shkëlqeu në fustanin tërë glamur të Lia Stubllës.
Një fustan të Lia Stubllës ka zgjedhur të vesh edhe aktorja e njohur Leah Remini që luan përkrah këngëtares, Jennifer Lopez.
Në një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë, aktorja dukej elegante në eventin ‘Child USA’.