Noizy gjatë mesnatës lansoi projektin e ri.
Noizy në bashkëpunim me reperin gjerman Gzuz dje publikuan projektin e tyre të titulluar ‘All dem talk’ e cila menjëherë mori pëlqimin e publikut.
Kënga e cila është e punuar edhe me klip momentalisht radhitet në top 3 të këngëve më të dëgjuara në vendet si Austria dhe Gjermania, bën të ditur reperi.
Ndërkaq, për vetëm 13 orë bashkëpunimi i tyre ka arritur të arkëtoj hiç më pak se 800 mijë klikime në platformën e Youtubes.