Ava Max pozon tërheqëse me veshje të tejdukshme

0
Gjigandi

Ndërkohë që po shijon ngritjen e saj në karrierë, Ava Max nuk qëndron e heshtur edhe në profilet e saja në rrjetet sociale.

Tashmë është trend që yjet e famshme të publikojnë fotografi nga karriera apo jeta e tyre private në Instagram, ndërsa këtu nuk bën përjashtim as shqiptarja e famshme.

Gjatë të shtunës, 25-vjeçarja ka pozuar me një kostum të zi, i cili është i tejdukshëm në pjesën e gjoksit duke i ekspozuar hiret e saj.

“Nuk është një kostum ‘Halloweeni’”, është përshkrimi i fotografive në profilin e saj në Instagram.

Amanda Koci është këngëtarja me prejardhje nga Saranda, e cila me nofkën Ava Max ka arritur që të depërtojë në tregun ndërkombëtar të muzikës duke realizuar disa hite që janë dëgjuar në gjithë botën.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu