Ava Max ndryshoi dukjen.
E radhës për të bërë ndryshime në pamje është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max.
Artistja, e cila njihet prej kohësh për stilin unik të flokëve, ku njërën anë i mban të gjata e tjetrën të shkurtra, kësaj radhe i ngjyrosi ato me ngjyrë portokalli.
Për ndryshe, ndryshim të ngjashëm para pak javësh bëri Era Istrefi. E si duket ngjyrat e ndezura do të jenë trend i kësaj vere tek artistët tanë.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Ava Max është “Kings & Queens”, ndërsa shumë shpejt do ta publikojë këngën e re.