Është shumë e rëndësishme që të kaloni kohë me partnerin tuaj para se të shkoni në gjumë. Nuk ka rëndësi se sa: një orë ose vetëm disa minuta, e rëndësishme është t’i dedikoheni partnerit. Shijoni njëri-tjetrin, flisni dhe tregoni dashurinë tuaj, kjo është gjithçka që ju nevojitet.
Më poshtë do t’ju sjellim disa këshilla që në pamje të parë duken shumë të thjeshta, por që psikologët i cilësojnë si shumë efektive.
Bëni “silent” celularët tuaj dhe lërini diku larg jush
Varësia e mediave sociale pengon lirimin e oksitocinës në trupin tuaj. Ky hormon është përgjegjës për intimitet emocional dhe lidhjen me njerëzit. Psikoterepisti Carol Carey këshillon të ndiqni një rregull të thjeshtë: fikni telefonat tuaj, ose pas orës 21:00 vendosi diku larg që të mos keni kontakt.
Harrojeni punën
Mundohuni ta harroni punën dhe mos kontrolloni e- mailin tuaj kur jeni në shtrat. Është shumë mirë që të kalosh atë kohë me partnerin tuja, dhe të pushoni. Në këtë formë do jeni edhe më produktiv të nesërmen në punë. Biseda në jastëk lidh emocionalisht çiftet, ju ndihmon që të harroni problemet dhe të ndiheni të relaksuar. Shmangni bisedat për punën, problemet financiare, ose ndonjë gjë tjetër që mund ta bëjë partnerin tuaj të ndihet i shqetësuar.
Shkoni në shtrat në të njëjtën kohe më partnerin
Shumë çifte nuk e shohin njëri-tjetrin gjatë ditës dhe për shkak të angazhimeve të shumta nuk bien të flenë gjumë në të njëjtën kohë. Sipas psikologut Curt Smith, çiftet e lumtura i lajnë bashkë dhëmbët dhe shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë. Kjo gjë ndihmon që ata të arrijnë ngrohtësinë dhe intimitetin e marrëdhënies së tyre.
Ndiqni një rutinë
Duke ndjekur të njëjtën rutinë gjumi çdo ditë ju ndihmon për të fjetur më mirë. Truri juaj merr një sinjal të afatit kohor të gjumit dhe përgatit trupin tuaj më parë. E njëjta gjë ndodh edhe me rutinën e gjumit me partnerin. Ju do të prisni me padurim të shtriheni në shtrat, pasi e dini që partneri do të jetë aty. Një rutinë e tillë do ta bëjë marrëdhënien tuaj më intime dhe më të besueshme.
Bëni biseda “zemër me zemrën”
Kushtojini vëmendje ndjenjave të njëri-tjetrit. Ju nuk keni nevojë të jepni këshilla ose të gjeni zgjidhje të menjëhershme për problemet. Ndonjëherë thjesht flasin vetëm për të ndjerë kujdesin dhe mbështetjen e të dashurve. Psikologu Ryan Howes sugjeron dedikimin disa minuta para se të shkoni në gjumë për të shprehur ndjenja pozitive për partnerin tuaj. Kjo do të ndihmojë në mbylljen e ditës në një shënim pozitiv dhe do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Ajo gjithashtu ka një ndikim pozitiv në disponimin tuaj të përgjithshëm. Mundohuni të harroni gjithçka që ndodhi atë ditë, dhe lini të gjitha problemet dhe shqetësimet tuaja jashtë derës së gjumit. Tregoni partnerit tuaj se sa e doni atë ose të saj. Është shumë e rëndësishme.
Mos u grindni përpara se të flini gjumë
“Lufta” në shtrat kurrë nuk ndihmon për të zgjidhur një problem. Për më tepër, është më e vështirë për të dy që të bini në gjumë, dhe ju do të ndiheni në depresion të nesërmen.
Bëjini një masazh të lehtë partnerit para gjumit (dhe më pas ai ty)
Specialistët nga Fondacioni Kombëtar i Gjumit konfirmojnë se një masazh i lehtë dhe relaksues para se të shkoni në shtrat përmirëson cilësinë e gjumit tuaj, zvogëlon ankthin dhe i afron bashkëshortët.
Mos harroni të jepni sa më shumë puthje, përqafime
Mos harroni të puthni partnerin tuaj përpara se të flini dhe të përqafoheni për disa minuta kur jeni në shtrat. Kjo është shumë relaksuese dhe ngjall emocione pozitive. Psikologët janë të bindur se nëse përqafoheni derisa të bini në gjumë, marrëdhënia juaj nuk është në telashe.