Arsyeja pse shumë vajza veshin ngjyrën e zezë?

0
Gjigandi

Cdo stinë sjellë ngjyrat e saj. Në pranverë, ngjyrat pastel dhe dizajnet shumë-lulëshe janë çdo kund, vera na sjellë ngjyra më të ndezura e vibrante. Ndërsa vjeshta na sjellë ngjyrat e vjeshtës, të verdhën, gjelbrën e kafe. Por dimri zakonisht vjen me ngjyra më të errëta në konbinim me ngjyra kontraste si e bardhë e bezhë.

Mirëpo, pavarësisht trendeve, disa gra thjesht pëlqejnë t’i qëndrojnë besnike ngjyrës së zezë shumicën e kohës.

Për disa kjo mund të tingëllojë si diçka e çuditshme. Mirëpo ka një spjegim për këtë.

Ngjyrat e ndryshme na bëjnë të ndihemi në mënyra të ndryshme, edhe nëse nuk e vërejmë këtë. Në një pyetësor nga butshirtsonline.co.uk, shumë njerëz u pyetën se si i përceptonin ngjyrat. Në këtë pyetësor 56% e pjesëmmarrësve arritën në përfundim se ngjyra e zezë asocionte me vetëbesim, seriozitet dhe fuqi.

Kjo mund të jetë edhe një prej arsyeve se pse shumë vajza e gra vendosin të veshin këtë ngjyrë, në mënyrë që të ndihen edhe më të forta, me vetëbesim më të lartë e me kujdes të shtuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu