Arilena vazhdon të rrëmbejë vëmendje me paraqitjet nga bregdeti.
Arilena Ara tash e sa ditë po pushon në bregdetin shqiptar, ndërsa nuk i kursen fotografitë në rrjete sociale.
Këngëtarja, së fundi ka ndarë me ndjekësit një imazh, ku shfaqet e veshur me kostum larjeje ngjyrë portokalli.
Ajo fotografoi trupin nga afër, duke treguar edhe një herë rezultatet mbresëlënëse të palestrës.
Pas këngës “Fall from the sky”, me të cilën kishte planifikuar të paraqitej në “Eurovision”, Arilena nuk ka sjellë këngë të re.