Kur vjen puna tek pagesa, shumica prej nesh i bëjmë veshët 4 për të dëgjuar rrogat e të tjerëve. Interesi shtohet sidomos, kur përflitet për pagesat e personazheve të njohur. Sonte e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri është pyetur nga Fifi se cila ka qenë pagesa më e lartë që ka marrë në një koncert.
Anxhela ka treguar se shuma më e lartë që ka marrë ka qenë “5 mijë euro”.
Ndërkohë pa nguruar Anxhela ka treguar edhe pagesën më të ulët që i kanë dhënë në fillimet e karrierës.
“80 mijë lekë”,-ka treguar Anxhela pagesën më të ulët.
Epo, me shumë durim dhe punë Anxhela ia ka dalë që sot të fitojë edhe 5 mijë euro në koncerte.