Angelina Jolie flet per fuqizmin e gruas gjatë  bisedes për barazinë  gjinore me Madeleine Albright

0
Gjigandi

Humanistja dhe fituesja e çmimit Oscar flet per fuqizimin e gruas dhe barazinë gjinore gjatë një bisede me ish sekretaren e shtetit Madeleine Albright. Gjatë ditës së mërkurë Instituti Nacional Demokratik ka shperndarë në rrjetet sociale një pjesë të bisedes ndermjet Jolit dhe Albright. Ne videon e postuar në twitter mund të dëgjohet gazetarja dhe moderatorja Mika Brzezinski duke bërë pyetjen: “Sipas jush cili është rezultati më i thellë i fuqizimit të grave në tërë botën, i ngritjes së tyre?”

Albright përgjigjet: “Është një numër i tyre, disa nga to ndodhin kur gratë janë në gjendje të bëjnë një diferencë politike duke kandiduar për detyrë dhe të jenë pjesë e mekanizmit te vendimarrjes. Dhe IND ka kaluar një kohë të caktuar duke i përkrahur gratë që dëshirojnë të përfshihen publikisht.”

Ndërsa Jolie duke i shprehur mendimet e saj personale thotë se: “Gratë kontribojnë shumë, ato japin, janë ushqyese nga natyra, komunitet-ndertuese nga natyra, janë të forta, intelegjente dhe ende çfarë na mban prapa? Pse ka ende gra te cilat nuk e dinë vleren e tyre ?”

” Çka është ajo që na është bërë neve?” Vazhdon Jolie “Qofshin përdhunimet dhe mungesa e përgjegjësisë për një përdhunim, qoftë dhuna në familje… kjo pyetje ku ne ende jemi duke thënë ju lutem ndaloni të më lëndoni’ dhe ‘ju lutem mbajeni dikë të jap llogari nëse më lëndojnë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu