Në qendrën e teorive konspirative/ Koronavirusi, brenda laboratorit të Wuhan-it

0
Gjigandi

Media shtetërore kineze ka ofruar një shikim të rrallë në laboratorin që ndodhet në qendër të teorive të konspiracionit, ndërsa përpiqet të shuajë akuzat se ky laborator ka qenë burimi i pandemisë globale.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe të tjerë zyrtarë amerikanë kanë sugjeruar se virusi mund të ketë dalë nga instituti i virologjisë në Wuhan ose është prodhuar qëllimisht atje. Pamjet e transmetuara nga CCTV besohet se janë të parat nga brenda laboratorit P4 të institutit, që nga inaugurimi i tij në 2017. Sidoqoftë, nuk u dha asnjë informacion për punën e laboratorit. Në pamje shiheshin disa zona të laboratorit, ndonëse të filmuara nga pas xhamave të trashë të dritareve.
Raporti shprehej se protokollet e sigurisë kishin pamundësuar aksesin më të afërt. Kronika e CCTV-së fokusohej ndërkohë në sheshimin e dyshimeve.
“Nuk ka patur asnjë aksident apo rrjedhje patogjeni apo infektim human nga laboratori”, thotë drejtori i tij.  Një shpërthim dhe një pandemi e shkaktuar nga një sëmundje infektive është e destinuar të jetë në fokus të vëmendjes publike. Për shkak të frikës dhe ndjenjës së pafuqisë, por edhe mungesës së informacionit, shumë njerëz mund të lidhin shpërthimin në një zonë me laboratorin më të afërt”, tha drejtori i laboratorit.
Shkencëtarët mendojnë se Covid-19, që u shfaq fillimisht në Wuhan dhe që tani ka vrarë më shumë se gjysmë milioni njerëz në botë, e ka origjinën te lakuriqët e natës dhe mund të ketë kaluar tek njeriu përmes një tjetër kafshe. Zyrtarët kinezë thanë fillimisht se virusi mund të ishte përhapur në një treg në qytet, ku shiteshin kafshë të gjalla dhe të egra. Por teoritë konspirative sipas të cilave laboratori i Wuhan-it ishte i përfshirë në shpërthim, ka muaj që qarkullon online, madje edhe para se Trump dhe Pompeo të flisnin për të.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu