Aktorja, prezantuesja dhe së fundmi këngëtarja Almeda Abazi, vazhdon të jetë personazh shumë i pëlqyer në trojet shqiptare.
Ajo prej vitesh jeton dhe vepron në Turqi, por nuk harron asnjëherë se prej nga vjen dhe rëndësinë e shqiptarëve.
Bukuroshja njëherësh është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ndërsa ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme.
E njëjta së fundmi u ka dhënë hapësirë ndjekësve të pyesin më shumë rreth saj përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.
Në mesin e shumë pyetjeve drejtuar Almedës ishte nëse artistja shqiptare është duke agjëruar.
“A po agjëroni”, ka shkruar një ndjekës teksa përgjigja e saj ka qenë e menjëhershme duke thënë se ‘agjëron që nga mosha 15-vjeçare’.
Ditë më parë, Almeda në një intervistë të dhënë e ka vlerësuar lartë punën e shtetit turk në këtë periudhë pandemie, duke treguar se po kujdeset mjaft shumë për qytetarët e tij në kohën kur të gjithë kanë më së shumti nevojë.