Alketa Vejsiu ka udhëtuar orët e fundit drejt Parisit për të surprizuar për ditëlindje mikeshën e saj Linda, vajza e regjisores Vera Grabocka e artistit Timo Flloko.
“Takim dhe feste surprize me motren qe do te doja te kisha dhe kam; vajzen me te bukur ne Paris dje, nje nga njerezit me te rralle qe kam njohur ne jete, mamin e dy cunave te papare, dhe gruaja e nje burri qe e adhuron, dhe patjeter dhurata me e mire e jetes qe Vera dhe Timo mund te meritonin!“, shkroi Alketa në një foto teksa ecën krah Lindës rrugëve të Parisit e sodisin dyqanet e kryeqyteit francez.
Por krahas mesazhit kaq me vlerë të prezantueses shqiptarë, ne të Bordo na ngelën sytë te stili i brunes simpatike, që sfidon pa frikë edhe blogeret më në zë.
E veshur me ngjyrat e ngrohta të vjeshtës bezhë e nudë, vajza e artistëve shqiptarë kombinon më së miri pantallonta e lëkurës kafe me pallton e ngrohtë që e ka hedhur krahëve. Kurrsesi nuk mund të mundonin aksesorët që e kanë bërë veshjen e brunes edhe më trendy siç janë kapelja, takat e larta, vathët me gurë që shkëlqejnë për së argu e një shall pellushi i hedhur në qafë.