var ad_container = document.getElementById(‘viimo_container’);
ad_container.id = “viimo_container” + Math.floor((Math.random() * 1000) + 1);
if (!window.viimo_inpage_setup)
{ window.viimo_inpage_setup = []; }
window.viimo_inpage_setup.push({ element_id: ad_container.id, format: ‘560×69’ });
Alesi Bami është një nga modelet më të bukura shqiptare. Ish-velina ka folur për jetën sentimenale dhe thotë se do donte që të fejohej me një mjek, pasi sot për sot janë njerëzit më të respektuar.
Ndërkohë, që për biznesmenët thotë se nuk do donte të fejohej më një të tillë se nuk i dihet si shkon e ardhmja, pasi po jetojmë në kohë krizë botërore dhe ka lënë të kuptohet se ka rrezik të lartë për të falimentuar dhe me gjasa për të humbur pasurinë.
“Në ëndrrën time do të doja që i fejuari im të jetë mjek sepse janë njerëzit më të respektuar sot, e jo një biznesmen që nuk i dihet e ardhmja në këtë krizë mondiale.
Vërtetë unë kam një dyqan ku e kam shpjeguar disa herë si e kam hapur dhe ku me situatë e krijuar po mundoma ta menaxhoj sa më mirë, duke mos i humbur shpresat t’ia dal vet.
Sot mua më bënë të fejuar dhe pse jam 20-vjeçe, por e keqja qëndron tek fakti që i fejuari im “inegzistent” më paska ndihmuar për gjithçka. Unë jam egoiste që në jetë të kem arritjet profesionale dhe të pozicionohem për atë që jam vërtetë.
Ky lajm e bën fejesën si diçka të pavlerë, kur ajo është shumë sublime e cila ka momentin e duhur sepse është hapi i parë për një sipërmarrje shumë të fortë e të bukur”, shkruan Alesia Bami në Instagram.