Alban Skenderajt i mungojnë xhirot me makinë: Vetëm çunat më kuptojnë

0
Gjigandi

Pandemia globale ka bërë që qarkullimi i njerëzve të minimalizohet në mënyrë të dukshme. Kjo gjë ka bërë që shumëkush të ndihet nostalgjik për kohët e lira, kur dilnin të shëtisnin apo të kryenin punët e tyre.

Në mesin e këtyre personave është edhe këngëtari i njohur, Alban Skenderaj, të cilit si duke po i mungojnë xhirot me makinë.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, kantautori është fotografuar brenda makinës teksa shkruan një mesazh dedikues për të.

“Eh, pak çaste vetëm për ne të dy. Thjeshtë më mungojnë rrugët e gjata me ty ndaj vendosa të kalojmë pak kohë bashkë. Vetëm çunat më kuptojnë”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se Albani po qëndron i izoluar në shtëpi së bashku me familjen e tij, duke ndarë me ndjekësit e tij imazhe të lumtura.
 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu