Alban Skënderaj zgjidhet si ambasador i gjuhës italiane: Një shembull miqësie dhe integrimi…

0
Gjigandi

Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj është zgjedhur së fundmi si ambasadori i parë i gjuhës italiane në Shqipëri.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë artisti, i cili me anë të një postimi në ‘Instagram’ ka treguar dhe sa i lumtur është ndjerë për këtë gjë.

“Faleminderit ambasadorit @albertocutillo dhe ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin ambasador të gjuhës italiane në Shqipëri. Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë. Ndjesë për theksin tim, por ideja ishte që të kuptohej pak që jam shqiptar”, shkruan Skënderaj krah postimit më të fundit në rrjetet sociale, ku shfaqet vetë ai duke folur në gjuhën e shtetit fqinj.

Fansat e Albanit kanë nxituar menjëherë të lënë një sërë komentesh pozitive, duke e uruar publikisht për këtë gjë.

Kujtojmë se vite më parë, Skënderaj ka jetuar për disa kohë së bashku me pjesëtarë të familjes në shtetin e Italisë. Më pas ai u zhvendos në Shqipëri, pasi kënga me titull ‘Vetëm Ty’ e prezantuar në ‘Top Fest 2’ bëri që të kthehej në zërin e preferuar të shqiptarëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu