Oriola Marashi ka bërë reagimin e ashpër.
Më 4 qershor, ora 16:00 do të mbahet një marshim paqësor te “Nënë Tereza”, në shenjë proteste për të gjitha ato vajza të reja që kanë humbur fëmijërinë si pasojë e abuzimeve seksuale apo dhunimeve fizike.
Kjo thirrje po bën jehonë në rrjet dhe të shumtë janë ata që e kanë ndarë foton në rrjetet e tyre sociale.
Ishte edhe modelja Oriola Marashi ajo e cila ka vepruar njësoj mirëpo pranë postimit nuk ka munguar reagimi i ashpër i saj.
Modelja madje ka kërcënuar ata që nuk do të dalin në protestë.
“Me datë 4 do ta shohim sa do të ngriheni për popullin tuaj! Ishalla nuk vini, edhe kush ka fol gam gam, do i kthehet në ham ham personalisht!”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos në Instastory.
Një vajzë 15-vjeçare u shantazhua dhe u përdhunua nga një 65-vjeçar që punonte si roje në shkollën ku ajo studionte.