A keni dëgjuar për metodën 50/70? Për t’u bërë i shkathët në joshje, është e nevojshme të mësoni këtë rregull

0
Gjigandi

Kjo mënyrë e sorollatjes gjithmonë funksionon – për t’u gjendur në gjysmën e rrugës!

Edhe pse flirti duket si një ide e thjeshtë, ndonjëherë thjesht nuk është e lehtë të bëhet hapi i parë kur na pëlqen ndonjë person.

Ekzistojnë njerëz të cilëve joshja u shkon për dore, ndërsa të tjerët, megjithatë janë “të ngathët” në situata të tilla, dhe nuk dinë se si në mënyrën e përshtatshme t’ia bëjnë me dije mashkullit që po i pëlqen.

Pikërisht për këtë po ju sjellim një taktikë, e cila flirtin do t’jua bëjë më të lehtë dhe më argëtues. Dhe kur ta provoni do ta shihni që është gjithsesi efikase.

Tara Fields, autore e librit “The LoveFix“, ua zbulon femrave që për joshjen e meshkujve të cilët u pëlqejnë nuk u duhet taktikë sulmuese, as teknikë të praktikuara.

RonaTyra

Në të vërtetë, ajo thekson se është më e rëndësishme të lini përshtypje të një personi të natyrshëm, ndërkaq mashkullit bëjani me dije që ju intereson. Këtë do ta arrini me ndihmën e rregullës 50/70.

Cila është rregulla 50/70?

Edhe pse në shikim të parë tingëllon si ndonjë formulë matematikore, të cilën duhet zgjidhur, në të vërtetë fjala është për kontaktin e vetëdijshëm me sy.

Në të vërtetë, studimi të cilin e kanë bërë hulumtuesit e Universitetit në Michigan, ka treguar që shikimet e drejtuara ndaj partnerit mund të jenë sinjal i interesimit dhe i besimit.

Konkretisht, kjo do të thoshte që mashkullit i bëni me dije jo vetëm që ju pëlqen fizikisht, por edhe që jeni të gatshme për të biseduar.

Si funksionon?

Sipas kësaj rregulle, për të qenë flirti i suksesshëm, dhe për të arritur balancën midis besimit dhe interesimit, gjatë bisedës duhet shikuar mashkullin në sy 50 për qind të kohës derisa flisni dhe 70 për qind të kohës derisa e dëgjoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu