A është e vërtetë që vagina zgjerohet kur bën shumë seks?

0
Gjigandi

Kjo pyetje më  bën me nerva! A mundet njeriu mos të  dijë  çfarë  ndodh me organet e veta ? Përgjigja është: shumicën e kohës PO. Prandaj, besoj që erdhi momenti për të  zhbërë  një  tjetër legjendë .

Informacioni i parë  që  duhet thënë  është  që  gratë  janë  të  ndryshme, sikurse vaginat janë  të  ndryshme. Vagina, por dhe penisi mund të  kenë forma të  ndryshme. Kjo është  dhe arsyeja sepse disa gra (hetero apo biseksuale) mendojnë  që  një  penis i madh sjell kënaqësi; ndryshe nga disa të tjera që pohojnë të  kundërtën. Për këtë  arsye një  grua ka mundësi të  pranojë  oragane me përmasa më  të  mëdha pa asnjë  lloj shqetësimi. JO sepse ka pasur më  shumë  raporte seksuale, por sepse e tillë  është  fiziologjia dhe anatomia e saj- dhe nuk ka asgjë  të  gabuar në  këtë.

Pastaj duhet të  shtoj që  vagina është  shumë  elastike dhe mund të  zgjerohet dhe shtrëngohet. Kur një  grua eksitohet, vagina e saj zgjerohet, në mënyrë  natyrale, për t’u përgatitur për penetrimin. Mund ta quajmë ndryshe, EVOLUCION i rracës njerëzore. Megjithatë, mbas raportit, vagina kthehet në  gjendjen e mëparshme. Ajo nuk qëndron e zgjeruar apo nuk zgjerohet me kalimin e kohës apo me sasinë  e raporteve seksuale!

Nuk ka asnjë  prove shkencore që  vërteton që  një  grua që  ka raporte të  rregullta ka një  vaginë  më  të  zgjeruar.

Për të  bërë  një  analogji, askush nga ne nuk ka frikë  nga zgjerimi i gojës për shkak të  ushqimit që  konsumojnë  ditë  për ditë. Shumë  pjesë  të  trupit të  njeriut janë  të  ndërtura në  mënyrë  që  të  kontraktohen.

RonaTyra

Thënë  kjo një  gjë  tjetër që  duhet sqaruar janë  disa faktorë  të  tjerë  që mund të  zgjërojnë  vaginën. Lindja është njëri prej tyre, por dhe mbi këtë nuk ka studime të  mirëfillta. Faktori dy, është, koha. Nuk është  mister që  trupi i njeriut modifikohet me kalimin e viteve duke humbur elasticitet. Vagina nuk është  imunë  ndaj këtij proçesi, prandaj gratë  më  të  pjekura mund të  ballafaqohen me humbjen tonifikimit apo elasticitetit gjenital.  Gjithsesi ka metoda për të  ngadalësuar këtë  proçes që  janë  sferat për zonën pelvike dhe ushtrimet e Kegelit.

Prandaj duke parë  që  frika juaj nuk ka një  bazë shkencore, jeni të  lirë  të  besoni çfarë  të  doni. LOVE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu