A e dini se cili është gabimi që bëjnë gjithë femrat në moshë madhore…?

0
Gjigandi

Realiteti ynë është i mbushur me ideale të rreme që po ndikojnë përherë e më fuqishëm në shoqërinë tonë. Për fat të keq, ne sot shohim mjaft femra që në kushtet e një presioni mjaft të lartë shoqëror, përpiqen të bëjnë çdo lloj gjëje për të qenë tërheqëse në sytë e meshkujve. Përdorin make up shpesh herë në mënyrë të ekzagjeruar, shkojnë në palestër, bëjnë operacione plastike etj. jo për t’u ndjerë mirë, por për t’u pëlqyer nga meshkujt.

Është pikërisht kështu. Shikoni rreth e qark, hapini dhe lexojini lajmet nëpër portale apo televizione. Thuajse të gjitha femrat që janë figura publike në vendin tonë apo jashtë Shqipërisë, i janë nënshtruar kirurgjisë plastike për të shitur me pamje dhe jo me art. Sot arti është zëvendësuar nga kirurgjia plastike dhe nuk shijohet si një arritje e individit që “po shet” një vepër artistike, por si një arritje e kirurgut që ka siguruar forma të bukura për të kënaqur sytë e meshkujve që do të shfletojnë revistën, apo që do të klikojnë një videoklip muzikor jo për këngën, por për trupin e këngëtares.

Sot femrat gjithmonë e më tepër nuk po vlerësojnë veten, sepse nëse do e bënin një gjë të tillë, nuk do të arrinin të bënin gjëra të tilla për të tjerët. Do ta kuptonin se janë mrekullia e tetë në këtë botë dhe se bota nuk bën dot pa to.

Ato janë forca që rregullojnë jetën dhe mbarë botën. E imagjinoni dot se si do të ishte gjithçka pa femrat? Një kaos i vërtetë, por shumica e femrave nuk i gjykojnë gjërat kaq thellë. Ato e vendosin vlerën e tyre në sytë e një mashkulli.

Nuk ka asgjë të keqe të dukesh bukur. Është bukur të dukesh bukur dhe kjo gjë tregon kulturë për individin që e mban veten. Mirëpo bukuria qëndron tek mbajtja e vetes për të kënaqur veten, jo për të kënaqur të tjerët. Një femër që do të bënte gjithçka për t’u dukur bukur, sepse kështu do të ndihej më mirë, do ta shihte se sa vetëvlerësim dhe forcë do të fitonte.

RonaTyra

Nëse edhe ti e ndjen veten se përfshihesh në këtë grup, unë të ftoj të shohësh pak më thellë dhe të kuptosh se bukuria nuk është e vendosur në pamjen e jashtme, por në atë të brendshme. Shpirti i pastër qëndron mbi çdo pamje të bukur të fytyrës apo trupit. Bëj kujdes dhe sigurohu të gjesh kohën e duhur për të reflektuar për veten. Vendose veten në vendin e parë. Duaje veten!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu