Ne nuk po flasim për frazat e tipit: “Cili është kuptimi i jetës” apo “Çfarë dua të arrij në jetën time”! Janë disa pyetje të tjera më esenciale, që ndonjëherë mund të jenë edhe të vështira për t’ju gjetur përgjigjet, por e rëndësishme është që t’ja bëni vetes përpara se të fikni 30 qirinjtë në tortën tuaj të ditëlindjes.
Këto shtatë pyetje që ne kemi veçuar për ju do t’ju ndihmojnë që nga sot të “filtroni” me qetësi llojet e punëve, marrëdhënieve dhe ëndrrave që duhet të ndiqni në jetë. Shpresojmë të jenë sadopak të vlefshme për ju!
Nëse do të vdisja nesër, a do të isha i/e kënaqur me jetën time?
Në këtë pikë të jetës suaj, mund të supozoni se keni kaluar dekada përpara. Shpresojmë, keni të drejtë. Ende, kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga përmbushja personale. Bëni ndryshimet e nevojshme sot. Nëse jeni të pakënaqur me jetën tuaj tani, është koha të rivlerësoni dhe menaxhoni gjithçka rrotull jush. Nuk ka siguri në jetë dhe mund të mos ketë një nesër, kështu që përcaktimi i qëllimeve afatgjata dhe planifikimi i të ardhmes është shumë e rëndësishme për të gjithë ju.
Kush më frymëzon më shumë?
Mendoni për një person që dëshironi të imitoni. Kush është? Tani, çfarë është në lidhje me historinë apo karakterin e tyre që ju tërheq tek ai? Shkruajini fjalët që ju vijnë në mendje. Personi që dëshironi të jeni më shumë, ju tregon shumë se kush do të bëheni ju në të ardhmen.
Pse ngrihem në mëngjes?
Kjo pyetje, e parashtruar nga Ariel Banayan, është një mënyrë tjetër për të pyetur: Cili është qëllimi juaj? Ju mund të mos keni një përgjigje të lehtë, por ju patjetër që keni një qëllim dhe sa më shpejt ta gjeni atë, aq më shpejt mund të filloni t’i kushtoni tërë energjinë tuaj drejt përmbushjes së tij.
Sa mësova sot?
“Kur jeni në të 20-ta, kurba juaj e të mësuarit duhet të jetë e lartë,” shkruan Raja Reddy Poreddy. Mësoni shumë çdo ditë. Sigurohuni që të shkruani një ditar të asaj që keni mësuar çdo ditë. Ky zakon i përditshëm është një i mirë për tu mbajtur, edhe kur afroheni drejt të 30-tave dhe më gjerë. Qëllimi juaj duhet të jetë të mësoni diçka të re çdo ditë, në mënyrë që këndvështrimi juaj për botën të ndryshojë vazhdimisht.
Cila është gjëja që më mban mbrapa?
Mos supozoni se miqtë dhe familja juaj e dinë se si ndiheni! Flisni me ta! Interesohuni për ta! Është veçanërisht e rëndësishme të dini sipas një studimi të Harvardit se marrëdhënie te ngushta janë thelbësore për lumturinë dhe jetëgjatësinë.
Cili është përkufizimi im i suksesit?
Ne të gjithë kemi paragjykuar nocione suksesi: fuqi, famë, para. Por suksesi nuk është i kufizuar në këto gjëra. Suksesi mund të thotë të keni paqe mendore, ose të jesh në një mjedis që ushqen talentet e tua. Duhet të përcaktoni se çfarë do të thotë suksesi për ju. Bërja e kësaj mund të jetë udhëzuesi juaj kur merrni vendime.
Ku do të jem në pesë vitet e ardhshme nëse vazhdoj rrugën time aktuale?
Në kontrast me një “vizion pesëvjeçar të pritshëm”, Sim Campbell rekomandon diçka më realiste. Shumë njerëz kanë këtë ide se gjërat do të përmirësohen. Gjërat nuk do të përmirësohen nëse nuk bëni asgjë për t’i ndryshuar ato. Nëse jeni mirë tani, shkëlqyeshëm. Vazhdoni! Nëse jeni në një vend të keq, ridrejtoni anijen. Ju jeni ai që e drejtoni atë.