Një operacion antidrogë ka ndodhur në Itali në bashkëpunim me Shqipërinë për shkatërrimin e një grupi kriminal në trafikun e lëndëve narkotike.
Burime bëjnë me dije se në Shqipëri operacioni është shtrirë në Tiranë e Vlorë teksa deri tani janë arrestuar 10 persona.
Në operacion kanë marrë pjesë qindra forca policie, FNSH, Forcat e Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore si dhe Policitë e Tiranës dhe Vlora.
Arrestimet kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit teksa të gjithë të prangosurit ishin pjesëtarë të grupit kriminal, i cili vepronte nga viti 2015.