Ne e jetuam fëmijërinë tonë me sigurinë absolute se kushdo që ishte më i madh se ne, duhej të respektohej gjithnjë. Respekti për të rriturit nuk ishte një zgjedhje, por një detyrë që prindërit e imponuan tek ne. Në dekadën e fundit kemi parë një ndryshim të thellë në lidhje me edukimin e fëmijëve, ku koncepti i respektit ndonjëherë bie ndesh me lirinë e shprehjes.
Por, si t’i bëjmë fëmijët të respektojnë pa frikë?
Për t’u mësuar fëmijëve respektin nuk ka pse të përdorni frikën. Por si ta bëjmë atë? Psikologjia shpjegon se si, në veçanti studimi i psikologes Tina Gilbertson, e cila përqendrohet saktësisht në dinamikën e respektit në familje. Duke u nisur nga supozimi se respekti nuk imponohet, por vërehet, Dr. Gilbertson identifikon tre çelësa për krijimin e një marrëdhënie të shëndetshme dhe të thellë midis prindërve dhe fëmijëve.
KONSISTENCË: Çelësi i parë për një bashkëveprim të saktë me fëmijët është konsistenca. Konsistenca midis aktrimit dhe të thënit. Të jesh njeri që respekton vlen sa njëmijë fjalë, sepse fëmijët na vëzhgojnë dhe mësojnë nga ne dhe sjellja jonë aktuale.
VENDOSJA E RENDIT: Fëmijës i duhen kufij dhe siguri që të kuptojë dhe identifikojë autoritetin. Kjo nuk do të thotë të jesh autoritar në kuptimin e rreptë, duke i frikësuar fëmijët, është më tepër për t’u mësuar atyre që në bazë të situatave ka kufij për tu respektuar.
SHPËRBLIMI: Çështja e shpërblimit diskutohet shumë. Sidoqoftë sipas psikologes është thelbësore që ai të lidhet me sjelljet pozitive. Nëse e shpërblejmë gjithmonë fëmijën edhe kur ai nuk ka bërë përpjekje për të përmirësuar sjelljen, ne po e mësojmë atë që ai mund të arrijë të njëjtën gjë dhe se mbase respektimi nuk është aq i rëndësishëm.