Nëse është një nga problemet që ke ҫdo natë, atëherë mendo për një ҫast: nuk mund të rrish pa u marrë me telefonin ҫdo natë edhe kur je në shtrat. Të duket familjare kjo, apo jo? Në fakt, nuk është sekret që duhet të shmangësh sa më shumë dritën e aparateve elekronike, nëse do të bësh gjumë të qetë, sepse të lënë më shumë zgjuar — duke naviguar shumë nëpër mediat sociale, truri nuk merr sinjalin për gjumë me anë të melatoninës. Nuk mund ta lësh për nesër kontrollin e fotove në Instagram? Mundesh, nëse ndjek me kujdes këto 13 hapa, të cilat të ndihmojnë për t’u qetësuar para se të flesh. Bëje rutinë të ҫdo nate!
1. Lexo një kapitull (ose tre) nga një libër.
2. Lyej thonjtë.
3. Telefono një shoqe.
4. Dëgjo për disa minuta muzikë të qetë.
5. Shkruaj diҫka në ditar.
6. Jepi vetes një mesazh.
7. Bëj seks.
8. Dëgjo një libër në audio.
9. Bëj stretch-ing.
10. Medito.
11. Bëj një dush.
12. Bëj listën e gjërave që do të bësh nesër.
13. Ngjyros një libër me vizatime.