Një muaj më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilin vendosën ta quajnë Krid. Sot Klea ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë për ditët e para me Krid. “O Krid i mamit. Sot një muaj erdhe ne jete dhe na e ndryshove ate pergjithmone, kryevepra jone. Nuk me besohet qe te mbaj ne krahe e kujdesem per ty prej nje muaji! Ti je i vogel e nuk kupton gje, po mami ka shume lumturi qe do ta ndaje me te gjithe i vogli im, dora ime e vogel, era ime mire! Edhe 100 vite o jete e imja”, shkruan Klea në foton ku shfaqet duke kapur dorën e vogëlushit kur ai sapo erdhi në jetë.