Klopp “paralajmëron” momentin

0
Gjigandi

Trajneri i Liverpulit Jurgen Klop deklaron se nuk ka asnjë plan për karrierën e tij pas vitit 2024 kur i skadon kontrata me kampionët e rinj të Anglisë.

Në një intervistë ekskluzive për “Daily Mirror” ku rrëfeu një pjesë të jetës së tij, tekniku gjerman la të kuptohet se mund ta mbyllë herët karrierën e trajnimit.

“Kur të vijë momenti kur të tërhiqem do të them: ‘Shumë mirë, por tani dua të shikoj të tjerët të drejtojnë skuadra. Dua të jem në gjendjen e duhur emocionale për të thënë: ‘shihemi më vonë’.

Ky është plani. Nuk e shikoj veten time të stërvis ndonjë ekip në moshën 73-vjeçare. Kur u bëra trajner në moshën 33 vjeç, thashë me vete: ‘Shumë mirë, tani do fillojnë 25 vitet e ardhshme. Qëndrova 7 vite e gjysmë te Mainzi, 7 vite te Borusia Dortmundi dhe në vitin 2024 bëhen 23 vite e gjysmë që jam trajner. Nuk kam asnjë plan më tej”, përfundoi tekniku i njohur gjerman.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu