Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Meghan Markle u përpoq të përshtatej shpejt me jetën mbretërore

0
Gjigandi

Në një intervistë të rrallë Sophie, Kontesha e Wessex, ka reflektuar mbi përpjekjet e Meghan Markle për t’u përshtatur me vëmendjen e madhe, duke lënë të kuptohet se pse ajo mund të ketë luftuar për diçka të tillë.

Duke folur për revistën “The Sunday Times”, kontesha tha se ishte e lumtur që kishte shijuar një miqësi të gjatë me djalin e Mbretëreshës përpara se të martoheshin në 1999.

Duke krahasuar marrëdhënien e saj dhe të bashkëshortit me atë të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, ajo tha: “Mos harroni që unë kisha pesë vjet kohë për t’u përshtatur me jetën mbretërore”. Kështu, ajo theksoi faktin se sa kohë mund t’i duhet vërtetë dikujt për të qenë pjesë e familjes mbretërore, për më tepët kur nuk vjen nga një familje mbretërore, gjë që Meghan nuk e ka bërë.

Kontesha tha: “Ne të gjithë përpiqemi të ndihmojmë çdo anëtar të ri të familjes.”

Në lidhje me zhvendosjen e Sussex në Shtetet e Bashkuara, ajo tha: “Unë shpresoj që ata të jenë të lumtur.”

RonaTyra

Intervista me konteshën e Wessex nxori në pah vizitën e saj të fundit në Sudanin e Jugut, si pjesë e punës së fushatave për dhunën seksuale.

Sophie ka një marrëdhënie të mirë me anëtarët e familjes Mbretërore dhe është veçanërisht e afërt me Mbretëreshën dhe Dukeshën e Kembrixhit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu