Ylli i Bollywood-it dhe vajza e saj 8 vjeçe përfundojnë në spital, pas testimit pozitiv me Covid-19

0
Gjigandi

Aishwarya Rai Bachchan është dërguar në spital pas testimit pozitiv për Covid-19 në fillim të kësaj jave.

Aktorja indiane dhe ish-Miss Bota dhe një nga fytyrat më të famshme të Bollywood, është duke u trajtuar në Spitalin Nanavati të Mumbai, raporton agjensia ANI.

Vajza e saj Aaradhya gjithashtu është dërguar në spital.

Burri i Aishwarya, Abhishek dhe vjehrri Amitabh Bachchan, të dy gjithashtu aktorë të njohur, kanë qenë në spital që nga e shtuna me virusin.

RonaTyra

Të dielën, 77-vjeçari Amitabh Bachchan – një superyll i Bollywood-it që ka arritur famë globale gjatë karrierës së tij të gjatë e të suksesshme në një postim në twitter tregoi se ai kishte rezultuar pozitivisht virusin.

Një tjetër seri tweets nga djali i tij Abhishek, gjithashtu një aktor i njohur, konfirmoi se ai, gruaja e tij 46-vjeçare Aishwarya dhe vajza tetë vjeçare Aaradhya ishin testuar gjithashtu pozitive me Covid-19.

Jaya Bachchan, gjithashtu një aktore e famshme dhe gruaja e Amitabh Bachchan, testoi negative.

Deri më tani Aishwarya Rai dhe Aaradhya ishin izoluar në shtëpi.

Të premten India regjistroi një rekord 35,000 raste të reja të rasteve të koronavirusit në 24 orë.

Vendi tani ka numrin e tretë më të lartë të rasteve në botë, pas SHBA dhe Brazilit. Numri aktual i vdekjeve është 25.602.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu