Xhihani refuzon të puthet në serialet që luan: Si mund ta shoh në sy gruan?

0
Gjigandi

Një prej aktorëve më të pëlqyer e më të paguar në Turqi, Erkan Petekkaya, i njohur për rolin e Xhihanit në serialin “Fate të kryqëzuara”, është bërë shpesh pjesë e polemikave me producentët e njohur të serialeve televizive në të cilat është bërë pjesë.

Pak kohë më parë, aktori ishte në qendër të mediave turke për gjyqin ndaj kompanisë së produksionit të serialit “Paramparça”, sepse, sipas pretendimeve të aktorit, nuk ishte paguar për të gjitha serialet sipas kontratës që ishte nënshkruar në fillim. Një pjesë e episodeve të luajtura prej tij kanë mbetur ende pa u shlyer nga kompania.

Ndërsa së fundi, Xhihani ka refuzuar të luajë skenat intime, të cilat janë shpesh të shoqëruara me puthje. Siç thotë aktori, është e vështirë që pas këtyre skenave, ai ta shohë gruan në sy.

“Nuk e kuptoj se si një aktor mund të kthehet në shtëpi pas skenave të tilla dhe të shohë në sy gruan apo fëmijët”,- ka thënë Erkan Petekkaya duke këmbëngulur se skenat e puthjeve nuk janë pjesë e domosdoshme e skenarit të filmit.

Aktori është bërë pjesë e serialit të ri turk, “Pavarësisht”, i cili ka nisur xhirimet dhe pritet të fillojë transmetimet së shpejti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu