Xhensila Myrtezaj nuk shpëtoi as nga pyetjet për vjehrrën këtë të hënë në Piter Pan. Mes shumë pyetjeve thumbuese nga gazetarët e vegjël, Xhensila rrëfeu edhe pë raportin me vjehrrën e saj.
Si për ta ngacmuar, Herla i tregoi Xhensilës në vesh një sekret. “Bëja kafen mirë vjehrrës, se të ka bërë gjithë atë çun”. Xhensila pranoi se ia bën gjithmonë vjehrrës kafenë dhe rrëfeu marrëdhënien e veçantë që ka me të. Ajo u shpreh se do të donte që vajza e saj, Ajka, të merrte kaçurrelat e vjehrrës kur të rritej. Pikërisht gjatë rritjes së Ajkës, Xhensila tregoi se ëma e Bes Kallakut ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme.
“Unë ia bëj kafen vjehrrës. Më ka bërë gjithë atë çun moj Alketa, si mos t’ia bëj kafen? Vjehrra ime, që ta dini të gjithë ju, nuk është Ija, Ija është gjyshja e Besit. Unë vjehrrën e kam një yll të vërtetë, një bionde me kaçurrela që nuk di. Do doja shumë që Ajka të merrte kaçurrelat e vjehrrës sime. Përndryshe, ajo ka qenë ndihma më e madhe që kam pasur në rritjen e Ajkës. Nëna Shpresa, të falenderoj shumë! Unë madje e kam pagëzuar me emrin “nëna kamomili”. Ajo ka qenë në çdo vështirësi time, në çdo vaksinë të Ajkës, në çdo siklet që mund të kem pasur me temperaturën me vajzën. Ajo ka qenë krah meje, për t’i shërbyer Ajkës”.