Ronela Hajati shkëlqen me paraqitjen në “Israel Calling 2022”

0
Ronela Hajati shkëlqen me paraqitjen në “Israel Calling 2022”
Gjigandi

Këngëtarja shqiptare, Ronela Hajati, siç tashmë dihet do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.

Ajo ditë më parë mori vëmendje të madhe në Spanjë në “Barcelona Eurovision Party”, ndërkohë që menjëherë pas kësaj udhëtoi për në Izrael.

Artistja e njohur gjithashtu ishte pjesëmarrëse në “Israel Calling 2022” me të tjerë yje që do të konkurrojnë në Eurovision Song Contest.

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

RonaTyra

Ndërsa ka performuar mbrëmë (e enjte), 32-vjeçarja ka mahnitur me paraqitjen në kostumin blu të ndezur.

“Oh Zoti im. Është Israel Calling sonte. Shikoni Shqipërinë”, ka shkruar ajo në një video të hedhur në Instagram, përpara se të performonte.

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

Duhet theksuar që Hajati do të jetë e para që do të këndojë në gjysmëfinalen e parë të festivalit që pritet të mbahet në Torino.

E njëjta është shprehur se do të dhurojë një performancë të shkëlqyer me “Sekret”, për të cilën do të flitet gjatë.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu