Fansat të frikësuar dhe të shqetësuar për pamjen e fundit të Madonnas

0
Fansat të frikësuar dhe të shqetësuar për pamjen e fundit të Madonnas
Gjigandi

Madonna është bërë virale edhe një herë në rrjete sociale dhe jo më kot.

Më konkretisht, këngëtarja 63-vjeçare ka postuar një klip 13 sekondash në TikTok, pak para mbrëmjes së ndarjes së çmimeve “Grammy”.

Postimi i saj tregon një pamje nga afër të fytyrës së saj, me buzët dhe faqet që duken më të fryra ndërkohë që lëviz para dhe prapa kamerës.

Madonna (Foto: TikTok)

RonaTyra

Fansave iu duk e çuditshme videoja, disa thanë se ishin “të tmerruar”.

Dikush shkroi se klipi ishte “shqetësues” teksa një tjetër shtoi “Shkëlqyeshëm! Si duhet t’i mbyll sytë tani dhe të bie në gjumë”.

“Kujtimet e mia në adoleshencë u shkatërruan”, tha një tjetër përdorues i TikTokut.

Madonna (Foto: TikTok)

“Kjo sinqerisht më frikësoi, nuk po gënjej”,”Më kujtohet sa e mrekullueshme ishte në vitet ’90. Ajo ishte një idhull”, vazhduan të tjerët.

Krahas rrjeteve të tjera, Madonna në TikTok numëron 1.7 milion ndjekës me mbi 4.5 milionë pëlqime.

/abc24.al/

@madonna♬ original sound – madonna

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu