I dyshuari që e plagosi kujdestarin e qenve të Lady Gagas është liruar gabimisht nga burgu

0
I dyshuari që e plagosi kujdestarin e qenve të Lady Gagas është liruar gabimisht nga burgu
Gjigandi

Sipas raportimeve, Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Angeles ishte në kërkim të një të dyshuari lidhur me të shtënat ndaj kujdestarit të qenve të Lady Gagas, pasi thuhet se është liruar gabimisht nga burgu këtë javë.

James Howard Jackson, 19-vjeç, u arrestua së bashku me katër të tjerë vitin e kaluar për incidentin me kujdestarin e qenve të artistes, Ryan Fischer, të cilin e qëlluan katër herë në gjoks.

Të njëjtit po përpiqeshin t’ia merrnin qentë ndërkohë që ishte në shëtitje gjegjësisht në shkurt të vitit të kaluar.

Lady Gaga (Foto: XPX/Star Max/GC Images)

RonaTyra

Fischer i kishte mbijetuar sulmit dhe dy qentë u gjetën disa javë më vonë.

Jackson u akuzua për incidentin me Ryan për tentativë vrasje, grabitje të shkallës së dytë dhe komplot për të kryer grabitje, ndër akuza të tjera.

Lirimi i tij erdhi meqenëse akuzat kundër tij u hodhën poshtë të mërkurën, sipas FOX 11 në Los Angeles.

Michele Hanisee (Foto: Getty Images)

Akuzat supozohej të zëvendësoheshin nga një aktakuzë e jurisë së madhe, por akuzat e reja nuk u ngritën dhe kështu e lanë të lirë, raportoi KNBC -TV në Los Angeles.

Dy qentë u kthyen në bazë të një gruaje, e cila i solli qentë në një stacion policie, në një përpjekje për të marrë shpërblimin prej 500,000 dollarësh të Gagas.

/abc24.al/

Ryan Fischer (Foto: Instagram)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu