Visheni që tani trendin e parezistueshëm të kësaj vere, ‘kopjoni’ nga Ingrit Gjoni

0
Gjigandi

Ndoshta nuk keni pasur mundësi gjatë kësaj periudhe ta jetoni pranverën plotësisht. Ç’është pranvera pa modë, lule, ngjyra? Pandemia na riktheu të gjithëve te tutat dhe bluzat e pambukëta të shtëpisë, por dalëngadalë, jashtë ka rinisur jeta. Edhe moda gjithashtu.

Nëse edhe ju parashikoni që vera të jetë e gjatë dhe t’ju gjejë në punë, atëherë çfarë më shumë se kostumet e shkurtra do të jenë ideale për ju? Në fakt, emrat më në zë të botës së modës i kanë propozuar kostumet me pantallona të shkurtra të pranverë – verës qysh në fund të vitit të shkuar dhe ja ku jemi rikthyer.

Kostumi me pantallonat e shkurtra u konsiderua një prej trendeve më të pëlqyera të viteve ’90 (gjithnjë dukej e magjishme Julia në “Pretty Woman”) dhe nisi sërish të prezantohet vitin e kaluar falë stilistëve si Tibi, Versace, Saint Laurent dhe Off White.

Për pranverë – verën ‘20, kostumet me pantallona të shkurtra janë veshja më e parezitueshme.

RonaTyra

Materialet që propozojnë stilistët janë nga më të ndryshmet, ngjyrat po ashtu. Mjafton pak guxim për të provuar një stil të ri veshjeje që, pa dyshim, i rri për shtat çdo siluete.

Ingrit Gjoni, e ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të folur për pasionin e saj për interior & design, kishte veshur një kostum të bardhë me pantallona të shkurtra. Pyetjes së Rudinës për këtë veshje sa interesante, aq edhe moderne, Ingriti iu përgjigj: “Po, kështu është moda, kostumi me pantallona të shkurtra…”

Kush do e vinte në dyshim modën nëse e ka veshur Ingriti? Por, nëse na lejon, a mund t’ia kopjojmë?

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu