Vijon paniku, ja sa herë u trondit Shqipëria pas tërmetit 5.8 ballë, lëkundje gjatë gjithë natës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Vendi ynë është lëkundur plot 17 herë nga tërmetet e forta, prej pasdites së djeshme në orën 16:04.
Tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter, më i forti i tre dekadave të fundit.

Ky tërmet shkaktoi dëme të mëdha në Durrës dhe Tiranë, duke shkatërruar mbi 100 banesa dhe 7 pallate, si dhe duke lënduar me dhjetëra qytetarë. Pas kësaj lëkundjeje dramatike, që shkaktoi panik e tmerr te qytetarët, lëkundjet kanë vijuar gjatë gjithë kohës, por me magnitudë më të vogël.
Një tjetër tërmet i fortë u shënua dhe në mesnatë pak pas orës 00:00, me magnitudë 5 ballë, ndërsa lëkundje të tjera të forta janë shënuar gjatë natës, duke bërë që shumë qytetarë të kalojnë natën jashtë.
Epiqendra e tërmeteve ishte në Detin Adriatik, me një thellësi jo shumë larg qytetit të Durrësit, ndaj dhe pasojat më të mëdha kanë qenë në qytetin bregdetar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu