Angli/ Bandat shqiptare përdorin Bitcoin për trafikun e drogës – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Përdorimi i Bitcoin dhe kriptomonedhave për veprimtari kriminale po ndodh gjithnjë e më shumë, dhe autoritetet britanike tani pretendojnë se Bitcoin po përdoret për trafik droge në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar zbuluan se bandat shqiptare po përdorin në mënyrë aktive Bitcoin për drogë dhe shitje produktesh të paligjshme.

Shefi i kontrollit të Qarkut Derbyshire në Angli, Peter Goodman pohoi se bandat kohët e fundit po përdorin këto mënyra teknologjike për të kryer veprimtari të paligjshme. Goodman shtoi se bandat janë me përvojë, ndërsa ata posedojnë njohuritë e nevojshme teknologjike për të tërhequr paratë nga marrëveshjet e tyre të drogës.
Me tregtinë e vazhdueshme të drogës që bëjnë bandat shqiptare, tregu i kokainës së Mbretërisë së Bashkuar raportohet të jetë në pesë miliardë paund (5B£).
Hellbanianz, të cilët e konsiderojnë veten si ‘Zotër të Rrugës’, janë tregtarët shqiptarë të drogës që janë përfshirë në përdorimin e Bitcoin, sikur edhe monedha të tjera kripto për të kryer transaksione të paligjshme.
Një ekspert për këtë çështje, Michal J. Oghia deklaroi se përdorimi i kriptomonedhave është një problem i shtuar në lidhje me sigurinë në internet dhe autoriteteve do ti duhet të përballen me këtë.
Probleme të tilla ndryshojnë nga ato që lidhen me kriptimin dhe virues. Oghia sqaroi më tej se grupet e organizuara kriminale janë në gjendje të kryejnë transaksione të paligjshme duke operuar një teknologji të decentralizuar, private, të sigurt dhe anonime, bazuar në përdorimin e monedhave kripto.
Oghia mendon se me përdorimin në rritje të monedhave kriptove, autoritetet do të duhet të përballen me probleme më komplekse për të ndjekur pagesa të paligjshme. /Lapsi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu