Kreu i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka zbuluar detaje të reja për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nënë e bijë u gjendën të pajeta në Kombinat.
Jaupaj u shpreh para mediave se ka qenë vëllai i 56-vjeçares dhe daja i dy vajzave që ka njoftuar policinë.
“Nga këqyrja e trupave shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit,” zbuloi ai.
“Vëllai i viktimës ka njoftuar në polici se nuk ka kontakt me motrën prej dy ditësh dhe me dy mbesat. Është njoftuar menjëherë zjarrfikësja, dhe ne pamundësi për të hapur derën kemi hyrë nga dritarja e derës. Sapo hynë zjarrfikësit konstatuan se zonjën e shtëpisë të ëmën të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike iu dha ndihma e parë dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije, dhe mbi batanije jorgan. U krijua grupi hetimor.
Po kryhen veprime në vendin e ngjarjes. Paraprakisht eksperti mjeko ligjor komunikoi se mund të jenë vetëflijuar. Hetimet po vazhdojnë. Jemi në hetime intensive. Menjëherë do të ju njoftojnë. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara. Kanë mbaruar shkollën e lartë, por të papuna. Shihet se ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit”, u shpreh Jaupaj.